E ardhmja e Bitcoin-it ka mbërritur, ndodhet në Liban

Teknologji

E ardhmja e Bitcoin-it ka mbërritur, ndodhet në Liban

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 13:34
Pas 10 vitesh, e ardhmja e kriptove tashmë ka mbërritur dhe një vend ku mund ta shohim është në Lindjen e Mesme.

Kriptovalutat kanë ekzistuar për më shumë se një dekadë, gjë që në botën e teknologjisë së lartë ka mjaft kohë që një teknologji e re dhe bindëse të fitojë pranim të gjerë.

Pas 10 vitesh, e ardhmja e kriptove tashmë ka mbërritur dhe një vend ku mund ta shohim është në Lindjen e Mesme.

Sipas një studimi nga Chainanalysis, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut ishin tregu me rritje më të shpejtë në botë për kripto deri në qershor 2022.

Ata kishin një rritje nga viti në vit në vëllimin e transaksioneve që arrin në 48 për qind.

Por pse Lindja e Mesme apo Afrika e Veriut?

Një arsye është se vendet e pasura të Gjirit po investojnë shumë në ndërtimin e një industrie kriptomonedhash.

Kurse arsyeja tjetër është se rajoni numëron shumë ekonomi që variojnë nga ato të trazuara deri tek ato jofunksionale.

Egjipti dhe Turqia po përballen me inflacionin që shkon respektivisht në 16.3 për qind dhe 85.5 për qind.

Në Irak, inflacioni është më i ulët, por ekonomia e tij mezi funksionon, korrupsioni është i përhapur dhe qeveria lufton për të kontrolluar vendin.

Pastaj janë shtetet e dështuara të Sirisë, Jemenit dhe Libisë.

Sakaq, Libani mund të jetë shembulli më i mirë që përmban të gjithë përbërësit për një mjedis kripto-miqësor.

Vendi ka një popullsi relativisht të arsimuar dhe me gjendje të mirë që është e aftë për internetin. Por monedha vendase ka humbur 95 për qind të vlerës së tij, madje më shumë se bitcoin.

Paratë e depozituesve janë bllokuar në llogaritë e kursimeve bankare prej vitesh, duke bërë që disa të pengojnë bankat për të marrë paratë e tyre.

Atje nuk ka statistika mbi përdorimin e kriptove, por ka shumë prova anekdotike.

“Bitcoin na ka dhënë vërtet shpresë”, ka thënë Gebrael Abou Gebrael, një arkitekt që i faturon klientët e tij në bitcoin.

“Kam lindur në fshatin tim, kam jetuar këtu gjithë jetën dhe bitcoin më ka ndihmuar të qëndroj këtu”, ka shtuar ai.

Në Luginën Bekaa, ku ndryshe nga pjesa tjetër e Libanit ka një furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike të lirë falë një hidrocentrali aty pranë, banorët janë marrë me minierat e bitcoin.

Ndërsa SHBA-të, sipas Chainanalysis, është një rast tjetër i një vendi ku kripto ka gëzuar një popullaritet të pazakontë.

SHBA-të nuk janë Liban, por rishfaqja e papritur e inflacionit pas kaq shumë vitesh nuk ka krijuar asnjë mungesë ankthi mes konsumatorëve amerikanë.

Rezerva Federale e SHBA-ve ishte e ngadaltë për të reaguar duke rritur normat e interesit dhe tani ajo ka reaguar tepër.

Wall Street u zhyt, pavarësisht mini-rikthimit të fundit.

Po ashtu besimi te dollari dhe aftësia e politikëbërësve për të siguruar çmime të qëndrueshme është dobësuar.

Pikërisht kur problemi i inflacionit po shfaqej në SHBA, çmimi i bitcoin filloi të lëvizte vazhdimisht më poshtë.

Teksa amerikanët po luftojnë me një rënie gati tetë për qind në fuqinë blerëse të dollarëve, mbajtësit e bitcoin kanë parë rënien e kursimeve të tyre me gati dhjetë herë më shumë se shifra.

Në Liban, të metat e dukshme të kriptos tejkalohen nga mungesa e opsioneve të tjera për të bërë pagesa dhe kursime.

Për shumicën dërrmuese të vendeve që përballen me llojin e zakonshëm të sfidave ekonomike të recesioneve dhe inflacionit, kriptoja nuk ofron asnjë alternativë serioze.

Njëfarë lojë spekulative, ashtu siç ishte tregtia ditore gjatë pikut të pandemisë.

Në përsëritjen aktuale si i parregulluar, bitcoin-i duket se nuk është e ardhmja e parave.

Çka nuk nënkupton se teknologjia pas bitcoin-it nuk do të përdoret në një mori aplikacionesh, ose se paratë nuk do të bëhen përfundimisht digjitale.

Por do të bëhen digjitale të lëshuara nga bankat qendrore.

Bankat mund të mos bëjnë gjithmonë punën më të mirë në menaxhimin e monedhave, por historia e tyre është më e mirë se tregu “i pabesueshëm” i bitcoin-it pa kontrollin e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat