Ky truk zbulon se kush e shikon më shpesh profilin tuaj në Instagram

Teknologji

Ky truk zbulon se kush e shikon më shpesh profilin tuaj në Instagram

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Instagram ka shumë veçori interesante por a mund ta shihni se kush e shikon profilin tuaj? Instagram nuk i lejon përdoruesit të shohin se kush e shikon profilin e tyre. Pra, nëse shikoni profilin e dikujt dhe pëlqeni apo komentoni një postim, nuk ka asnjë mënyrë që ata të dinë se kush i sheh fotot.

Në një farë mase, është e mundur të shihet se kush i ka parë fotot dhe videot tuaja në Instagram – por kjo vlen vetëm për “Stories”.

Nëse llogaria juaj nuk është private, ndjekësit por dhe personat që nuk iu kanë “follow” mund të shikojnë se çfarë postoni në Instagram Stories.

Megjithatë, ekziston një truk shumë i thjeshtë që zbulon se kush e shikon profilin tuaj më shpesh duke iu referuar Stories. Nga të gjithë personat që kanë parë postimin tuaj, në krye do të renditen ata që e shohin më së shumti profilin tuaj në Instagram.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat