​Google nderon shqiptarët në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Teknologji

​Google nderon shqiptarët në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 09:07
Ilustrim

Në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Google ka nderuar shqiptarët në ditën më të rëndësishme historike të kombit.

Google ka ndryshuar kopertinën e saj kryesore, duke vendosur flamurin e Shqipërisë që valëvitet.

Shqipëria sot feston 110– vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat