Përdoruesit e WhatsApp tashmë mund t’i dërgojnë mesazhe vetvetes

Teknologji

Përdoruesit e WhatsApp tashmë mund t’i dërgojnë mesazhe vetvetes

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 11:05
WhatsApp

WhatsApp prezantoi ditën e sotme një funksionalitet të ri ku përdoruesit mund ti dërgojnë mesazhe vetvetes për ti përdorur si përkujtues apo lista blerjeje.

Quajtur “Call Yourself”, funksionaliteti u zbulua fillimisht nga WaBetaInfo një javë më parë si pjesë e një testimi eksperimental por tani po bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në mbarë botën në Android dhe iOS.

Sapo të merrni përditësimin mund të shikoni veten në krye të listës së kontakteve kur krijoni mesazhe të reja. Sapo të klikoni mbi kontaktin tuaj, mund ti dërgoni vetes mesazhe në formë shënimesh, përkujtimesh, listash blerjeje dhe thuajse çdo gjë që mund të keni nevojë ta mbani mend.

Përdoruesit gjithashtu mund të ngjisin mesazhet në krye të bisedave në fjalë për akses më të lehtë.

Deri më sot mund ti dërgonit një mesazh vetvetes vetëm duke krijuar një grup me vetëm një anëtar që do të sihit ju. Platformat rivale si Signal e ofrojnë diçka të tillë tashmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat