Topat e Botërorit duhet të mbushen para se të përdoren

Teknologji

Topat e Botërorit duhet të mbushen para se të përdoren

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Topat zyrtarë “Al Rihla” që po përdoren për Kupën e Botës në Katar janë aq të teknologjisë së lartë sa që nuk kanë nevojë vetëm të mbushen plot me ajër por duhet edhe të mbushen me rrymë.

I prodhuar nga “Adidas”, topi, i cili e merr emrin nga fjala arabe “rrugëtimi”, ka një senzor brenda i cili regjistron të dhënat si shpejtësinë dhe lëvizjen, raporton KosovaPress.

Një foto e cila po qarkullon në rrjetet sociale tregon se si topat e këtij Botërori janë duke u mbushur në mënyrën e njëjtë si telefonat para një ndeshjeje.

Senzorat brenda topit janë të lidhur me një bateri, të cilën “Adidasi” ka treguar se mund të zgjas deri në gjashtë orë kur përdoret, ose deri në 18 ditë kur nuk përdoret.

Më poshtë mund të gjeni foton e topave duke u mbushur.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat