WhatsApp sjell update-in e ri që shumë prej nesh kanë qenë duke e pritur

Teknologji

WhatsApp sjell update-in e ri që shumë prej nesh kanë qenë duke e pritur

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 17:37
WhatsApp

Platforma e mesazheve dhe telefonatave në pronësi të 'Meta', 'WhatsApp' ka krijuar një veçori interesante për ata përdorues që fshijnë aksidentalisht një mesazh. Funksioni i ri quhet 'Accidental Delete' ose 'Undo Delete for Me' dhe është në përputhje me shumicën e versioneve të përditësuara të WhatsApp në iOS dhe Android.

Arsyeja kryesore që qëndron pas prezantimit të "Accidental Delete Feature" është për rastet kur njerëzit fshijnë gabimisht një mesazh të rëndësishëm duke zgjedhur "Delete for Me" në vend të "Delete for Everyone".

Duke përdorur update-in e ri, mesazhi i fshirë do të rikthehet menjëherë.

Sipas kompanisë, "Ne të gjithë e kemi provuar këtë, por tani ju mund t'i bëni "UNDO" kur fshini aksidentalisht një mesazh vetëm për ju por keni dashur ta fshini edhe për personin tjetër!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat