​Breton: TikTok duhet të jetë në përputhje me rregullat e BE-së

Teknologji

​Breton: TikTok duhet të jetë në përputhje me rregullat e BE-së

Më: 9 janar 2023 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Kompania kineze dhe rrjeti social TikTok duhet të respektojnë rregullat e Bashkimit Evropian, siç është transparenca në lidhje me algoritmet, tha sot komisionari i Tregut të Brendshëm të BE-së, Thierry Breton.

Shefi ekzekutiv i TikTok, Shu Zichew, është planifikuar të udhëtojë në Bruksel këtë javë për t'u takuar me zyrtarë të lartë të BE-së.

"Unë do t'i kujtoj drejtorit të TikTok të respektojë integritetin e rregullave tona për të mbrojtur qytetarët tanë, si dhe detyrimet që ata do të kenë ndaj nesh, duke përfshirë transparencën e algoritmeve të tyre," tha Breton në një konferencë për shtyp në Spanjë.

Aty u takua me ministrin spanjoll të Ekonomisë Nadion Calvino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat