Apple do të reduktojë rreth 40 për qind nga paga vjetore e shefit të saj ekzekutiv

Teknologji

Apple do të reduktojë rreth 40 për qind nga paga vjetore e shefit të saj ekzekutiv

Më: 13 janar 2023 Në ora: 13:47
Tim Cook

Apple njoftoi se paga vjetore e shefit të saj ekzekutiv Tim Cook, do të reduktohet me rreth 40 për qind. Gjigandi i teknologjisë thotë se Cook kërkoi shkurtimin pas kritikave nga aksionarët. Komiteti i pagave ka vendosur “të ardhurat e synuara” të Cook për vitin 2023 në rreth 49 milionë dollarë.

“Komiteti i pagave balancoi rekomandimin për riorganizimin e të ardhurave të Cook me reagimet e aksionarëve dhe performancën e Apple”, tha Apple për Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime të SHBA-së (SEC).

Paga vjetore prej 3 milionë dollarësh dhe shpërblimet deri në 6 milionë dollarë nuk do të ndryshojnë, por do të ulen të ardhurat nga aksionet e kompanisë.

Sipas kësaj, “të ardhurat e synuara”, nga 84 milionë dollarë në vitin 2022, janë ulur në rreth 49 milionë dollarë këtë vit, me një zbritje prej 40 për qind. Në vitin 2022, kompania i dha atij 75 milionë dollarë aksione, gjysma e të cilave bazoheshin në performancën e mirë të Apple në tregun e aksioneve. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat