U padit për një postim në Twitter, Musk shpallet i pafajshëm

Teknologji

U padit për një postim në Twitter, Musk shpallet i pafajshëm

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 10:54
Elon Musk

Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk është shpallur i pafajshëm për një postim në Twitter në të cilin ai tha se kishte siguruar fonde për të privatizuar prodhuesin e makinave elektrike. Musk u përball me një padi grupore në emër të aksionerëve të Tesla-s, të cilët thanë se po i mashtronte me postimet në 2018-ën.

Blerja e propozuar prej 72 miliardë dollarësh nuk u realizua kurrë. Nëse gjykata e San Franciskos do ta kishte shpallur Musk përgjegjës, ai do të duehj të paguante miliarda dollarë dëmshpërblim. Nëntë anëtarëve të jurisë iu deshën më pak se dy orë për të marrë vendimin e tyre të premten pasdite.

Musk, i cili donte që gjyqi të zhvendosej në Teksas, ku është vendosur Tesla, duke argumentuar se nuk mund të merrte një gjykim të drejtë në San Francisko, e mirëpriti rezultatin. “Falë Zotit, mençuria e njerëzve ka mbizotëruar! Jam thellësisht mirënjohës për gjetjen unanime të jurisë për pafajësinë në çështjen “Tesla 420 take-private”.

Në qendër të padisë ishte postimi i Musk në Tëitter më 7 gusht 2018: “Po shqyrtoj marrjen e Tesla-s private me 420 dollarë. Financimi i siguruar”. Paditësit gjithashtu argumentuan se Musk kishte gënjyer kur ai postoi në Tëitter më vonë gjatë ditës se “mbështetja e investitorëve është konfirmuar”.

Çmimi i aksioneve u rrit pas postimeve në Twitter, por ra përsëri brenda disa ditësh pasi u bë e qartë se marrëveshja nuk do të realizohej. Humbjet e investitorëve u llogaritën deri në 12 miliardë dollarë, sipas një ekonomisti të punësuar nga aksionerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat