Musk dhuron rreth 2 miliardë dollarë aksione të Tesla-s për bamirësi

Teknologji

Musk dhuron rreth 2 miliardë dollarë aksione të Tesla-s për bamirësi

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 11:19
Elon Musk

Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk thotë se ai dhuroi rreth 1.95 miliardë dollarë aksione në për bamirësi vitin e kaluar.

Dhurimi i 11.6 milionë aksioneve u përshkrua në një dosje me rregullatorët amerikanë si “një dhuratë e mirëfilltë”.

Gjithashtu të mërkurën, Musk tha se nga fundi i këtij viti do të ishte një “kohë e mirë” për të gjetur dikë që ta pasonte atë si shef ekzekutiv i Twitter.

Dokumenti i paraqitur në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-së tregoi se dhurimi ishte bërë midis gushtit dhe dhjetorit të vitit të kaluar.

Nuk është hera e parë që Musk i jep aksionet e Tesla-s për bamirësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat