Verifikimi i llogarisë në Facebook dhe Instagram së shpejti me pagesë

Teknologji

Verifikimi i llogarisë në Facebook dhe Instagram së shpejti me pagesë

Më: 22 mars 2023 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram në Shtetet e Bashkuara së shpejti do të mund të paguajnë për të verifikuar llogaritë e tyre duke marrë simbolin blu të verifikimit, shkruan CNN. 

CEO Mark Zuckerberg , njoftoi në Instagram se Meta të premten filloi testimin e një opsioni verifikimi me pagesë për përdoruesit amerikanë të dy rrjeteve sociale. Ndërkaq, për javën e ardhshme kompania planifikon të hapë gradualisht opsionin me pagesë për më shumë përdorues.

“Kjo veçori e re ka të bëjë me rritjen e autenticitetit dhe sigurisë në të gjitha shërbimet tona,” shkroi Zuckerberg në shkurt në rrjetin social Instagram.

Për herë të parë ky shërbim ishte testuar në muajin shkurt në Australi dhe Zelandën e Re, me ç’rast Meta Verified filloi me 11,99 dollarë në muaj në ueb ose 14,99 dollarë në muaj në celular. Përveç verifikimit, opsioni ofron përfitime të tilla si mbrojtje shtesë nga llogaritë e imitimit dhe qasje të drejtpërdrejtë në mbështetjen e klientit.

Në kuadër të kësaj mundësie, Meta ka paraparë se për të shmangur llogaritë e rreme klientët që duan të verifikojnë llogarite e tyre duhet të sigurojnë një ID të qeverisë që përputhet me emrin dhe fotografinë e profilit të tyre. Përdoruesit duhet të jenë gjithashtu mbi 18 vjeç për t’u kualifikuar për shërbimin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat