WhatsApp do të sjellë së shpejti opsionin e ri

Teknologji

WhatsApp do të sjellë së shpejti opsionin e ri

Më: 12 prill 2023 Në ora: 12:15
WhatsApp

Përdoruesit e WhatsApp së shpejti do të kenë një opsion që do t’i lejojë t’i vendosin një “datë skadence” grupeve të “chat”-it.

Kjo do të bëhet për të liruar hapësirë, duke qenë se ky aplikacion njihet për zënie të madhe hapësire nëpër celularët tanë, me mesazhe të vjetra me vite që ruhen aty.

Gjithashtu, kjo do të ndihmojë njerëzit që ta kenë më të organizuar aplikacionin, duke hequr bisedat e “vdekura” dhe që nuk duhen më.

Çdo mesazh apo bisedë që fshihet në këtë mënyrë, do të zhduket vetëm nga celulari i personit që ka vendosur datën e skadencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat