Ligjvënësit e Montanës votojnë për të ndaluar TikTok-un

Teknologji

Ligjvënësit e Montanës votojnë për të ndaluar TikTok-un

Më: 15 prill 2023 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Ligjvënësit e Montanës të premten kaluan një projektligj për të ndaluar operimin brenda shtetit të platformës të popullarizuar të videove të shkurtra, si “kërcënimin” më të fundit ndaj ekzistencës në SHBA të aplikacionit nën pronësinë kineze.

Projektligji i njohur si SB 41, do të ndalonte dyqanet e aplikacioneve në telefona që të ofrojnë shkarkimin e TikTok tek përdoruesit në Montana. Dhoma e Përfaqësuesve në Montana votoi me 54 vota pro për aprovimin e ndalimit, ndërsa 43 të tjera ishin kundër.

TikTok, e po ashtu Apple dhe Google – 2 të fundit të cilat operojnë me dyqane aplikacionesh – do të përballeshin me gjoba nëse e shkelin rregullën e ndalimit, kjo nëse ky projektligj bëhet një ligj, raporton Reuters.

Nuk është e qartë se si ky shtet do ta zbatonte ndalimin, ndërsa projektligji tani ka kaluar për nënshkrim tek guvernatori i Montanës, Greg Gianforte.

“Guvernatori do të shqyrtojë me kujdes çdo projektligj që legjislativi dërgon në tryezën e tij”, deklaroi një zëdhënës i zyrës së guvernatorit të Montanës.

Përmes një deklarate TikTok tha: “Ne do të vazhdojmë të luftojmë për përdoruesit dhe kreatorët e TikTok në Montana, jetesa e të cilëve dhe të drejtat e Amandamentit të Parë po kërcënohen nga ky tejkalim skandaloz nga ana e qeverisë së tyre”.

TikTok, i cili është nën pronësinë e kompanisë kineze të teknologjisë ByteDance, po përballet me një numër në ngritje të thirrjeve për ndalimin e aplikacionit në të gjithë vendin, e tëra kjo mbi shqetësimet në lidhje me ndikimin potencial të qeverisë kineze mbi platformën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat