Twitter verifikoi një llogari të rreme të Disney-t

Teknologji

Twitter verifikoi një llogari të rreme të Disney-t

Më: 25 prill 2023 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Twitter verifikoi një llogari të rreme të Disney-t në fundjavë.

Llogaria, e quajtur @DisneyJuniorUK, po postonte përmbajtje të neveritshme, por arriti të verifikohej me një shenjë ngjyrë ari përpara se të pezullohej.

“Kjo nuk është e vërtetë, dikush të më zgjojë nga gjumi”, shkroi pronari për ndjekësit e tij, dhe postimi në Twitter është bërë viral.

Kjo vjen pasi konfuzioni vazhdon për atë se si po funksionon sistemi i përditësuar i verifikimit të Twitter.

Ndërkohë, llogarisë së “vërtetë” të Disney Junior iu është dhënë gjithashtu një distinktiv floriri.

Javën e kaluar, Twitter ka filluar heqjen e shenjave blu për llogaritë e verifikuara më parë, ata që duan ta mbajnë duhet të abonohen në shërbimin Twitter Blue me pagesë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat