Google do të prezantojë përditësime të mëdha të Inteligjencës Artificiale në eventin I/O

Teknologji

Google do të prezantojë përditësime të mëdha të Inteligjencës Artificiale në eventin I/O

Më: 9 maj 2023 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Eventi I/O i Google do të mbahet më 10 maj dhe një raport i ri i CNBC-s mund të ketë zbuluar vetëm disa nga përditësimet kryesore të fokusuara në AI-s që do të prezantohen në konferencë.

Një komponent i madh do të jetë një Model i ri i Madh i Gjuhës (LLM), që quhet PaLM 2, të cilin CNBC e përshkruan si një LLM “për përdorim të përgjithshëm” që është “më i fundit dhe më i avancuari” i Google.

Ky model LLM me sa duket ka kryer “një gamë të gjerë testesh kodimi dhe matematike, si dhe teste dhe analiza të shkrimit krijues”, sipas CNBC, kështu që nuk do të ishte habi të shihje që Google të prezantonte këto kapacitete. (PaLM-ja e parë u njoftua në prill të vitit 2022, muaj përpara ‘kaosit’ të fundit të AI-s të nxitur nga aplikacione si ChatGPT.)

CNBC raporton se Google do të prezantojë gjithashtu “përvoja gjeneruese” për kërkimin dhe Bard-in, chatbot-in e tij të fuqizuar nga AI që ai e lansoi si një eksperiment në mars, duke përfshirë zgjerimin e Bard në gjuhët japoneze dhe koreane.

Për momentin, Bard është i disponueshëm vetëm në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat