Kompanitë evropiane nga sektorë të ndryshëm njoftojnë për largim të punëtorëve

Teknologji

Kompanitë evropiane nga sektorë të ndryshëm njoftojnë për largim të punëtorëve

Më: 24 maj 2023 Në ora: 23:42
Volvo, Peugeot, Citroen, Fiat, Jeep, Alfa Romeo dhe Maserati janë ndër kompanitë që planifikojnë ta ulin numrin e punëtorëve.

Inflacioni i lartë, rritja e normave të interesit dhe perspektiva e paparashikueshme ekonomike janë duke ndikuar tek kompanitë në Evropë që po zgjedhin të pushojnë punëtorët nga puna për t’i ulur shpenzimet.

Shkurtimet e vendeve të punës në kontinent janë duke u rritur, në veçanti pas vendimeve të fundit të kompanive të telekomunikacionit.

Pushimet nga puna prekin pothuajse të gjithë sektorët në Evropë, sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu, duke veçuar teknologjinë, prodhimin dhe veçanërisht industrinë e veturave.

Javën që shkoi ishte Vodafone që njoftoi se do t’i zvogëlojë 11 mijë vende pune gjatë tre vjetëve në vijim për t’i ulur kostot dhe për të përshpejtuar rritjen.

Vodafone njoftoi javën e kaluar se do të shkurtojë 11,000 vende pune gjatë tre viteve të ardhshme për të ulur kostot dhe për të përshpejtuar rritjen.

BT, një kompani që gjithashtu kërkon të ulë kostot, planifikon të shkurtojë 40 mijë deri në 55 mijë vende pune deri në vitin 2030.

Prodhuesi suedez i pajisjeve të telekomit, Ericsson gjithashtu do ta reduktojë numrin e të punësuarve në mbarë botën me 8,500 vende, ndërsa prodhuesi zviceran i pajisjeve kompjuterike Logitech njoftoi pushimin nga puna të 300 personave në mars. Nokia ka planifikuar t’i pushojë nga puna 208 punonjës.

Volvo, Peugeot, Citroen, Fiat, Jeep, Alfa Romeo dhe Maserati janë ndër kompanitë që planifikojnë ta ulin numrin e punëtorëve.

Volvo suedeze, gjithashtu planifikon të riorganizojë prodhimin e autobusëve dhe të pushojë nga puna 1,600 punonjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat