Chatbot-i i Bing tani ju lejon të bëni pyetje zanore në desktop

Teknologji

Chatbot-i i Bing tani ju lejon të bëni pyetje zanore në desktop

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Microsoft do ta sjell modalitetin e zërit të Bing në Edge në desktop. Me këtë përditësim të fundit, tani mund t’i bëni pyetje chatbot-it të Bing duke përdorur zërin tuaj – dhe ai do të përgjigjet me një zë më vete.

Ashtu si veçoria në versionin e telefonave të Edge, mund të zgjidhni butonin e mikrofonit në kutinë e bisedës së Bing dhe më pas të bëni pyetjen tuaj me zë të lartë.

Microsoft thotë se chatbot-i i tij aktualisht mbështet anglisht, japonisht, frëngjisht, gjermanisht dhe mandarin, por bënë me dije se së shpejti mund të shtohen edhe gjuhë të tjera, raporton The Verge.

Mënyra e funksionimit të Microsoft Copilot me kolonë zanore

Lëvizja e Microsoft për të sjellë modalitetin e zërit në Bing Chat në desktop vjen pasi kompania planifikon largimin e aplikacionit Cortana në Windows më gjatë vitit.

Teksa Cortana i lejon përdoruesit të përdorin komandat zanore për të vendosur kohëmatës, për të rikujtuar, për të hapur aplikacione dhe më shumë, Microsoft tani po i drejton përdoruesit drejt Bing dhe Copilot-in e tij të fuqizuar nga inteligjenca artificiale që është integruar në Windows 11 si zëvendësues më i aftë.

Kur Windows Copilot do lansohet për publikun, ai do të vendoset drejtpërdrejt në tabelën e skedave, nëpërmjet të cilës mund të bëni pyetje të përgjithshme, ta bëni atë të përmbledhë përmbajtjen që po shikoni, të rregullojë cilësimet e kompjuterit tuaj dhe shumë gjëra të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat