Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë bisedimet e para mbi rreziqet e inteligjencës artificiale

Teknologji

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë bisedimet e para mbi rreziqet e inteligjencës artificiale

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara këtë javë do ta mbajë diskutimin e parë formal mbi inteligjencën artificiale në Nju Jork, me Britaninë e cila do të kërkojë dialog ndërkombëtar mbi ndikimin e teknologjisë në paqen dhe sigurinë globale.

Qeveritë në të gjithë boten tani janë duke konsideruar se si të zbusin rreziqet e teknologjisë në rritje të inteligjencës artificiale, e cila mund ta riformësojë ekonominë globale dhe ta ndryshojë sigurinë ndërkombëtare.

Britania e mban presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së këtë muaj, dhe vazhdimisht ka qenë duke kërkuar një lidership global mbi rregullimin e inteligjencës artificiale, raporton Reuters.

James Cleverly, Sekretari britanik për Punë të Jashtme do ta udhëheqë diskutimin i cili do të mbahet të martën.

Në qershor, Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, e kishte mbështetur një propozim nga udhëheqës të kompanive të inteligjences artificiale mbi krijimin e një trupi mbikëqyrës ndërkombëtar të inteligjencës artificiale sikurse Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat