Seria Galaxy Z ka tejkaluar shitjet vjetore të serisë Galaxy Note në Evropë

Teknologji

Seria Galaxy Z ka tejkaluar shitjet vjetore të serisë Galaxy Note në Evropë

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 20:12
Seria Galaxy Z

Samsung Electronics njoftoi se në Evropë, pajisjet Galaxy Z Flip5 dhe Galaxy Z Fold5 kanë tejkaluar rekordin e shitjeve krahasuar me modeleve të mëparshme.

“Telefonat e fundit të serisë së palosshëm po shiten super shpejt. Në fakt, shitjet vjetore të pajisjeve tona të palosshme kanë tejkaluar shifrat e shitjeve në Evropë”, tha Benjamin Braun, Shefi i Marketingut i Samsung Europe në konferencën për shtyp të Samsung të mbajtur në IFA Berlin 2023 më 31 gusht.

Më 11 gusht, Samsung njoftoi disponueshmërinë e Galaxy Z Flip5 dhe Z Fold5 në 38 vende në të gjithë Evropën.

Dhe sipas një njoftimi, që nga lansimi, dy pajisjet e palosshme kanë shënuar një rekord të ri shitjesh, duke tejkaluar atë të gjeneratës së mëparshme.

Nisja dhe suksesi i fuqishëm i smartfonëve të rinj të palosshëm në tregun evropian pasqyron rritjen e kërkesës për kategorinë e smarphone-ve të palosshëm.

Ekspertët e industrisë parashikojnë që vëllimi vjetor i shitjeve të Samsung për telefonat inteligjentë të palosshëm, duke përfshirë Galaxy Z Flip5 dhe Z Fold5, mendohet të tejkalojnë 10 milionë njësi këtë vit.

Në Evropë, raporti i shitjeve midis Galaxy Z Flip5 dhe Z Fold5 është rreth 7:3.

Për sa i përket ngjyrave, për modelin Galaxy Z Flip5, ngjyrat grafit dhe mente patën interes të lartë të konsumatorëve, ndërsa për modelin Galaxy Z Fold5 ngjyra e zezë dhe blu e akullt ishin të njohura.

Galaxy Z Flip5 është vlerësuar për dizajnin e tij unik me menteshën Flex dhe ekranin e përmirësuar që është 3,78 herë më i madh se gjenerata e mëparshme.

Po sipas njoftimit, në veçanti, FlexCam ka mahnitur përdoruesit në Evropë, duke ofruar një përvojë të gjithanshme të kamerës unike në pajisjet e palosshme.

Galaxy Z Fold5 është një paketë inovative e produktivitetit, që ofron Taskbar dhe S Pen, duke përmirësuar përvojën e përdoruesve, duke u mundësuar atyre të kryejnë shumë detyra njëkohësisht.

Duke shfaqur dizajnin më të hollë dhe më të lehtë në mesin e të gjitha serive Z Fold, me një reduktim të peshës prej 10 g, Samsung ka marrë reagime pozitive bazuar në tregut evropian ndaj Z Fold5. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat