Shikoni si duket tastiera e re e video-lojërave

Teknologji

Shikoni si duket tastiera e re e video-lojërave

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Lenovo i është bashkuar numrit në rritje të prodhuesve që kanë përfshirë një tastierë video-lojërash në ofertën e tyre.

Legion Go është pajisja e tyre e parë e këtij lloji dhe do të jetë në dispozicion nga tetori i këtij viti, duke filluar nga 699 dollarë amerikanë.

Pajisja e zezë me kontrollues ka përmasa 299 me 131 me 41 milimetra dhe peshon 854 gram. Duket si një kombinim i pajisjes Nintendo Switch dhe Asus ROG Ally.

Është i pajisur me një ekran 8,8 inç (22,3 centimetra) me rezolucion QHD Plus (2,560 x 1,600 piksele), me një shpejtësi rifreskimi deri në 144 Hz dhe një shkëlqim deri në 500 nit.

Nën kapuçin është procesori Ryzen Z1 Extreme i AMD, i mbështetur me një çip grafik AMD RNDA dhe 16 gigabajt memorie pune dhe deri në një terabajt ruajtje të të dhënave.

Bateria me një kapacitet prej 49.2 Wh, e cila mbështet karikimin e shpejtë, është përgjegjëse për autonominë.

Kontrollorët mund të ndahen. Ka dy altoparlantë, fuqi dy herë dy vat dhe një mikrofon.

Për sa i përket lidhjeve, ekziston një hyrje audio 3,5 mm për kufjet dhe vendi për USB-C 4.0 (dy herë) dhe një kartë memorie microSD, me një kapacitet deri në dy terabajt.

Për lidhjen me valë, mund të mbështeteni në Wi-Fi 6E (802.11 ax) dhe të paktën Bluetooth 5.2.

Mundësohet nga sistemi operativ Windows 11 Home. Është interesante se Microsoft nuk ishte i përfshirë në zhvillimin e kësaj tastierë video-lojërash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat