Paditet Tesla, nuk menaxhoi mirë mbetjet e rrezikshme

Teknologji

Paditet Tesla, nuk menaxhoi mirë mbetjet e rrezikshme

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Një grup prej 25 qarqesh në Kaliforni kanë paditur Tesla-n e Elon Musk me pretendimin se prodhuesi i veturave elektrike ka abuzuar me mbetjet e rrezikshme në fabrikat në të gjithë shtetin.

Padia u ngrit të martën në Gjykatën Shtetërore të Kalifornisë, dhe kërkon dënime civile ndaj kompanisë.

Kryesisht, qarqet e akuzuan Tesla-n për shkelje të ligjeve shtetërore të biznesit dhe menaxhimit të mbetjeve të rrezikshme.

Ligji për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme të Kalifornisë thotë se i akuzuari mund të dënohet deri në afro 70 mijë euro për shkelje.

Sipas qarqeve mbetjet përfshijnë bateri të përdorura, antifriz dhe karburante të ndryshme, dhe keqtrajtimi i tyre ka ndodhur në të paktën 101 objekte nga Tesla.

Por, kjo nuk është hera e parë që kompania përballet me akuza në lidhje me menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme.

Në vitin 2019 Tesla arriti një marrëveshje me Agjencinë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit mbi shkeljet e supozuara në një nga fabrikat e saj.

Në atë marrëveshje Tesla ra dakord të paguante një gjobë prej 28,479 eurove dhe të merrte hapa më tutje.

Gjithashtu, edhe në vitin 2022 ajo ra dakord të paguajë një gjobë prej 252,639 euro pasi nuk po zbatonte planet për të minimizuar ndotësit e ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat