Zvicra shqyrton ndalimin e qasjes në rrjetet sociale për të miturit

Teknologji

Zvicra shqyrton ndalimin e qasjes në rrjetet sociale për të miturit

Më: 20 mars 2025 Në ora: 06:43
Foto ilustrim

Një vend tjetër po mendon të ndalojë rrjetet sociale për të miturit.

Qeveria zvicerane do të shqyrtojë nëse ndalimi i qasjes në platforma të tilla si TikTok dhe Instagram, për moshat nën 16 vjeç do të ndihmonte në mbrojtjen e të miturve nga ndikimi i rrjeteve sociale.

Ndër të tjera, qeveria zvicerane do të shqyrtojë nëse ndalimi i telefonave në shkolla mund të mbrojë të miturit.

Australia kohët e fundit u bë vendi i parë që ndaloi qasjen në TikTok dhe Instagram për fëmijët nën 16 vjeç.

Në disa vende të tjera si Franca, Greqia, Italia dhe Holanda ka gjithashtu ndalime apo kufizime për përdorimin e telefonave të mençur në shkolla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat