Netflix teston një kërkim të ri të mundësuar nga OpenAI

Teknologji

Netflix teston një kërkim të ri të mundësuar nga OpenAI

Më: 12 prill 2025 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Netflix ka filluar të testojë kërkimin që mundësohet nga OpenAI, sipas Bloomberg.

Motori i ri i kërkimit do t’i lejojë përdoruesit “të kërkojnë duke përdorur terma shumë më specifikë, duke përfshirë gjendjen shpirtërore”, sipas raportit.

Bëhet e ditur se funksioni është tashmë i disponueshëm për disa përdorues në Australi dhe Zelandën e Re në iOS, shkruajnë mediat e huaja.

Zëdhënësi i Netflix MoMo Zhou konfirmoi se historia e Bloomberg është e saktë.

Zhou tha se testi do të zgjerohet në SHBA “në javët dhe muajt e ardhshëm” dhe se aktualisht nuk ka plane për veçorinë jashtë iOS.

“Janë ditët e para për funksionin dhe ne jemi me të vërtetë në një fazë mësimi dhe dëgjimi për këtë”, tha Zhou. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat