Turqia tani është në mesin e 11 vendeve që prodhon satelitin e vet, thotë Erdogan

Teknologji

Turqia tani është në mesin e 11 vendeve që prodhon satelitin e vet, thotë Erdogan

Më: 23 prill 2025 Në ora: 00:26
Foto ilustrim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se vendi i tij tashmë ka hyrë në mesin e 11 vendeve që mund të prodhojë satelitin e vet të komunikimit.

Duke folur në ceremoninë e vënies në punë të TURKSAT 6A në kryeqytetin Ankara, Erdogan tha se me TURKSAT 6A, të zhvilluar me mbi 80 për qind prodhim vendas, Turqia u bë një nga 11 vendet që mund të prodhojë satelitin e vet të komunikimit.

“Me lëshimin e TURKSAT 6A, mbulimi i popullsisë në mbarë botën nga satelitët turq do të rritet nga 3,5 miliardë në 5 miliardë”, citohet të ketë thënë ai.

“Turqia, tani me përfitimet e arritura ka mundësi të rëndësishme për të krijuar markën e saj kombëtare satelitore, për të themeluar kompaninë kombëtare hapësinore”, ka shtuar Erdogan. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat