E mbani mend lojën Flappy Bird? Tani është sërish e disponueshme në pajisjet Android

Teknologji

E mbani mend lojën Flappy Bird? Tani është sërish e disponueshme në pajisjet Android

Më: 5 maj 2025 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Loja legjendare Flappy Bird është sërish aktive dhe e disponueshme për shkarkim në pajisjet Android, por këtë herë ekskluzivisht përmes Epic Games Store.

Pas më shumë se dhjetë vjetësh që kur u tërhoq nga Google Play Store, kjo lojë e thjeshtë por problematike është rikthyer falë një ekipi entuziastësh të industrisë të mbledhur nën emrin Flappy Bird Foundation.

Bëhet e ditur se versioni i ri ruan mekanikën e lojës – shtypja e ekranit për të shmangur tubacionet – por tani sjell edhe botë të reja me temë, karaktere dhe opsione tjera.

Është e rëndësishme të theksohet se krijuesi i versionit origjinal, Dong Nguyen, nuk është i përfshirë në zhvillimin e këtij versioni dhe as nuk ka ndonjë përfitim financiar, pasi të drejtat e lojës janë fituar pas skadimit të markës së tij tregtare.

Dhe fokusi i lojës është vetëm te përvoja argëtuese dhe nostalgjia.

Ajo ofrohet falas dhe mund ta shkarkoni përmes aplikacionit Epic Games për pajisjet Android.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat