​Kompania italiane padit Google

Teknologji

​Kompania italiane padit Google

Më: 9 maj 2025 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Kompania italiane Moltiply Group njoftoi sot se ka ngritur një padi kundër Google, duke kërkuar dëmshpërblim prej 2.97 miliardë eurosh, me argumentin se gjigandi amerikan i softuerit ka abuzuar me pozitën e tij dominuese në tregun e shërbimeve të krahasimit të çmimeve duke shtypur konkurrencën.

Moltiply operon faqen e internetit popullore italiane të krahasimit të çmimeve Trovaprezzi.it. Në padi, kompania pretendon se Google shtypi shërbimin e filialit të saj 7Pixel nga viti 2010 deri në 2017, në mënyrë që të forcojë pozicionin e Google Shopping, thuhet në deklaratë.

Padia u ngrit në një gjykatë të Milanos, raportoi gazeta Corriere della Sera, pa dhënë detaje. Një zëdhënës i degës italiane të Google nuk komentoi menjëherë lajmet për padinë.

Në vitin 2017, Komisioni Evropian gjobiti Google 2.4 miliardë euro për shkeljen e ligjit të konkurrencës, duke i kërkuar që të sigurojë trajtim të barabartë për konkurrentët në segmentin e krahasimit të çmimeve në internet.

Në shtator të vitit të kaluar, Gjykata e BE-së hodhi poshtë ankesën e Google dhe la në fuqi gjobën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat