Seria Samsung Galaxy Watch8 do të vijë me një formë trupore të re “squircle”

Teknologji

Seria Samsung Galaxy Watch8 do të vijë me një formë trupore të re “squircle”

Më: 11 maj 2025 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Seria e re Samsung Galaxy Watch8 pritet të vijë me një formë trupore të re “squircle” (një përzierje mes rrethit dhe katrorit).

Kjo është e ngjashme me atë të Galaxy Watch Ultra që u lansua vitin e kaluar.

Sipas të dhënave, kjo seri do të përfshijë disa ndryshime të rëndësishme në dizajn dhe funksionalitet.

Galaxy Watch8 do të jetë i disponueshëm në dy madhësi, ndërsa Watch8 Classic, do të vijë vetëm në një madhësi të vetme.

Pamjet e zbuluara konfirmojnë se modeli do të ketë një trup “squircle”, por me ekran të rrumbullakët, ashtu si Galaxy Watch Ultra. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat