Google tregoi se si duket modaliteti desktop i Android 16

Teknologji

Google tregoi se si duket modaliteti desktop i Android 16

Më: 23 maj 2025 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Modaliteti desktop origjinal për Android, i shumëpritur prej kohësh, më në fund po vjen me Android 16, dhe kompania Google e ka njoftuar dhe treguar shkurt gjatë konferencës së saj I/O.

Ky mod desktop për Android është zhvilluar në bashkëpunim me Samsung, një hap logjik duke pasur parasysh përvojën e kompanisë koreano-jugore me sistemin e saj DeX, i cili u prezantua për herë të parë me serinë Galaxy S8 në vitin 2017.

Në videon e bashkëngjitur mund të shihet pamja e ndërfaqes së re desktop që po vjen (minuta 20:55).

Ky mod desktop për Android i ngjan Chrome OS-it, me një rresht aplikacionesh të fiksuara në shiritin e detyrave (taskbar), ku shfaqen disa nga aplikacionet e Google si Gmail, Chrome, YouTube dhe Google Photos.

Ndërfaqja përfshin funksione të avancuara për menaxhimin e dritareve, dhe Google ka konfirmuar gjithashtu se aplikacionet adaptive do të shkallëzohen automatikisht për të funksionuar në modin desktop, si dhe në Android Automotive dhe Android XR. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat