YouTube shton videot VEO 3 me AI direkt në Shorts

Teknologji

YouTube shton videot VEO 3 me AI direkt në Shorts

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 21:38
YouTube

YouTube po sjell modelin e tij të gjenerimit të videove me inteligjencë artificiale VEO 3 në Shorts më vonë këtë verë.

Kjo u bë e ditur gjatë një fjalimi në Cannes Lions nga shefi ekzekutiv i YouTube, Neal Mohan, raporton KosovaPress.

Krijuesit e Shorts tashmë mund të përfitojnë nga modeli i gjeneratës së mëparshme Veo 2 për të gjeneruar sfonde me Dream Screen, si dhe klipe të pavarura.

Mohan nuk specifikoi saktësisht se çfarë do të mundësojë VEO 3 në Shorts, por përmendi cilësinë e përmirësuar të videos VEO 3 dhe faktin që mund të përfshijë audio, kështu që me sa duket këto përmirësime do të vijnë në Shorts.

Është gjithashtu e paqartë nëse krijuesit e Shorts duhet të paguajnë për VEO 3, pasi aktualisht, gjenerimi i videove VEO 3 kërkon abonim me pagesë në planet AI Pro ose AI Ultra të Google. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat