​Gushti i vështirë për bitcoin, ether dominon tregun kripto

Teknologji

​Gushti i vështirë për bitcoin, ether dominon tregun kripto

Më: 1 shtator 2025 Në ora: 15:44

Ka pak gjëra më të padurueshme në tregjet financiare sesa diskutimet rreth treguesve sezonalë, sipas CoinDesk. Një nga idetë më të zakonshme është se gushti zakonisht është një muaj i vështirë për çmimet e kripto-valutave – dhe këtë herë sezonaliteti doli të jetë i saktë për bitcoin.

Edhe me flukset e vazhdueshme në ETF-të spot, ndryshimin e qëndrimit të Kryetarit të Rezervës Federale Jerome Powell dhe arritjen e një rekordi të ri, bitcoin ka rënë 8 për qind këtë muaj, duke u ulur në pak më shumë se 108,000 dollarë, rreth 13 për qind më poshtë nga rekordi mbi 124,000 dollarë më 13 gusht. Çmimi tani është pak më poshtë nivelit të Ditës së Memorialit prej 109,500 dollarësh.

Performanca e dobët e bitcoin bie në sy krahasuar me ether (ETH), i cili u rrit 14 për qind në gusht, duke tejkaluar BTC-në me rreth 2,200 pikë bazë. Rritja e ether erdhi nga flukset e mëdha të kapitalit përmes kompanive trezor të ETH-së dhe ETF-ve spot ETH. Vetëm këtë muaj deri më 28 gusht, ETF-të e ETH-së panë 4 miliardë dollarë flukse hyrëse, krahasuar me 629 milionë për ETF-të e BTC-së, sipas Bloomberg. Kur merren parasysh kapacitetet e tregut – ether me 500 miliardë dollarë është më pak se 25 për qind e BTC-së me 2.1 trilionë – shifrat bëhen edhe më të jashtëzakonshme.

Në një botë ku Fed-i i SHBA-ve ndjek politikë monetare të ngushtë dhe politika fiskale po bëhet më e rreptë për shkak të tarifave më të larta, kapitali është i kufizuar. Kripto këtë gusht drejtua kryesisht drejt ether, dukshëm në kurriz të bitcoin, shkruan Coin Desk.

Modelet sezonalë sugjerojnë se shtatori mund të jetë edhe më i vështirë për bitcoin. Në 12 shtatorët që nga 2013, bitcoin ka rënë në tetë raste, me fitime modeste në katër rastet e tjera. Mesatarisht, shtatori ka shënuar rënie 3.8 për qind. Lajmi i mirë: kjo është një mostër shumë e vogël dhe disa vëzhgime ishin para se bitcoin të bëhej një aset i njohur gjerësisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat