Një intervistë me ministrin Gjerman të Çështjeve Dixhitale, Karsten Wildberger, e zhvilluar nga një prezantues televiziv i inteligjencës artificiale, do të transmetohet të enjten.
Sipas mediave të huaja, Wildberger do të shfaqet në një program të ri kushtuar inteligjencës artificiale (IA) në transmetuesin Welt TV.
"Intervista u konceptua me ndihmën e inteligjencës artificiale dhe u zhvillua nga një prezantues avatarësh", tha Welt TV për dpa në Berlin.
"Mendoj se kjo iniciativë është e shkëlqyer. Duhet ta përdorim teknologjinë dhe ta provojmë", ka thënë Wildberger.
"Me intervistën e parë të llojit në Gjermani me një politikan të lartë, po tregojmë se çfarë bën të mundur IA", tha kryeredaktori i Welt, Jan Philipp Burgard.
Sipas transmetuesit, intervista do të transmetohet gjatë programit javor "AI World", i cili i kushtohet zhvillimeve aktuale në IA, robotikë dhe teknologjitë dixhitale të së ardhmes.
"Të gjitha hapat e prodhimit, nga gjetja e temave deri te moderimi, kontrollohen nga IA", tha transmetuesi.