Samsung paralajmëron rritje çmimesh për smartfonët mes krizës së memorieve

Teknologji

Samsung paralajmëron rritje çmimesh për smartfonët mes krizës së memorieve

Më: 8 janar 2026 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Co-CEO i divizionit mobil të Samsung, TM Roh, deklaroi në panairin CES 2026 se kompania po përballet me një nga situatat më të vështira të çmimeve në vite, duke paralajmëruar se rritja e çmimeve të smartfonëve mund të jetë e pashmangshme.

Samsung po bashkëpunon me partnerët e zinxhirit të furnizimit për të përballuar kostot në rritje, që po prekin jo vetëm telefonët, por edhe televizorët dhe pajisje të tjera inteligjente.

Kreu global i marketingut, Wonjin Lee, i tha Bloomberg se kompania po shqyrton “ripozicionimin e çmimeve” për t’u përshtatur me realitetin e ri ekonomik.

Megjithëse Samsung ishte prodhuesi më i madh i çipave në vitin 2024, ajo humbi kryesimin në memoriet në 2025 ndaj SK Hynix, duke e vështirësuar furnizimin për divizionin e smartfonëve.

Lansimi i ardhshëm i Galaxy S26 shihet si një moment kyç, sidomos pas suksesit të madh të iPhone 17.

Për këtë arsye, Samsung po konsideron ngrirjen e çmimeve të S26 në disa tregje.

Ndërkohë, kompania synon të dërgojë në treg 400 milionë pajisje me AI këtë vit, duke dyfishuar ekosistemin Galaxy AI.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat