​A duhet të ndalohen rrjetet sociale për fëmijët?

Teknologji

​A duhet të ndalohen rrjetet sociale për fëmijët?

Më: 19 prill 2026 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Në shumë vende, po diskutohen kufizimet e moshës në përdorimin e mediave sociale për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë. A mund ta zgjidhë kjo problemin kryesor?

Aktualisht, shumë vende po përpiqen të kufizojnë aksesin e të miturve në rrjetet sociale, duke përfshirë Zelandën e Re, Malajzinë, Francën, Spanjën, Norvegjinë, Slloveninë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Një qasje e tillë po shqyrtohet edhe në Gjermani.

Australia ishte vendi i parë në botë që ndaloi rrjetet sociale për përdoruesit nën moshën 16 vjeç në fund të vitit 2025. Indonezia gjithashtu ka pasur një kufi moshe që nga fundi i marsit.

Qëllimi është gjithmonë mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve. Kjo duket logjike, sepse koha para ekranit është një temë debati në shumë familje dhe shpesh është shumë e gjatë. Sipas një studimi të vitit 2025 nga Organizata Ndërkombëtare për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), të paktën 50 përqind e 15-vjeçarëve në vendet e OECD-së kalojnë të paktën 30 orë në javë në pajisjet digjitale.

Pyetja mbetet: a janë kufizimet e moshës një mënyrë e mirë për të parandaluar pasojat negative që lidhen me rrjetet sociale?

Kërkesat për ndalime mund të (keq)përdoren

Psikologu dhe neurologu Christian Montag beson se debati është tepër i thjeshtëzuar. "Kur shfaqen teknologji të reja, shfaqet shpejt një lloj paniku moral. Nuk mund të mohohet se ekziston shqetësim i vërtetë midis politikanëve, por duke bërë kërkesa për ndalimin e mediave sociale, një politikan mund ta paraqesë veten relativisht lehtë në publik pa pasur nevojë të bëjë shumë”, thotë Montag.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat