Motorola Edge 2026 shfaqet në rendera - sjell ekran të rrafshët dhe kamerë të trefishtë

Teknologji

Motorola Edge 2026 shfaqet në rendera - sjell ekran të rrafshët dhe kamerë të trefishtë

Më: 21 maj 2026 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Motorola pritet që në javët e ardhshme të prezantojë modelin e ri Edge 2026, ndërsa para prezantimit zyrtar në internet kanë dalë rendera që tregojnë pamjen e pajisjes së re.

Sipas materialeve të publikuara, Motorola Edge 2026 vjen me një dizajn në ngjyrë jeshile ulliri dhe me një pjesë të pasme me teksturë. Dizajni i përgjithshëm mbetet i ngjashëm me gjeneratën e mëparshme, por me disa ndryshime të dukshme.

Ndryshimi më i madh është në ekran, i cili këtë herë është i rrafshët (flat), në vend të panelit të lakuar që kishte Edge 2025. Telefoni pritet të ketë edhe korniza të holla dhe të barabarta në të gjitha anët.

Në pjesën e pasme gjendet një modul kamere me formë të njohur, ndërsa renderat tregojnë një sistem me tre kamera. Megjithatë, specifikat e sakta të sensorëve ende nuk janë konfirmuar.

Sipas pamjeve, telefoni pritet të ketë edhe një buton shtesë në anën e majtë, që mund të shërbejë për funksione AI ose akses të shpejtë, ndërsa në anën e djathtë janë butonat standardë të volumit dhe ndezjes.

Për momentin, pjesa tjetër e specifikave nuk është bërë e ditur, por pritet që më shumë detaje të publikohen në javët në vijim, pasi Motorola po përgatitet për prezantimin zyrtar të modelit Edge 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat