​Ja sa po tregtohet sot Bitcoin

Teknologji

​Ja sa po tregtohet sot Bitcoin

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 07:14
Fotoilustrim

Bitcoin po tregohet sot me rreth 79.000 dollarë, duke mbetur nën nivel prej 80.000 dollarësh.

Sipas të dhënave të CoinDesk, çmimi lëvizi ndërmjet 77.162 dhe 79.225 dollarëve gjatë ditës.

Vlera e përgjithshme e Bitcoinëve arriti rreth 1,58 trilion dollarë. Ndërkaq, vëllimi i tregtimit gjatë 24 orëve ishte afërsisht 15 miliardë dollarë.

Edhe Barron'sraportoi se Bitcoin vazhdon të qëndrojë nën pragun prej 80 mijë dollarësh.

Çfarë është Bitcoin?

Bitcoin është një monedhë dixhitale e decentralizuar që përdor kriptografinë për të siguruar transaksionet dhe për të kontrolluar furnizimin me monedha të reja. Ajo operon në një rrjet peer-to-peer, ku çdo transaksion regjistrohet në një regjistër publik të quajtur blockchain . Si monedha e parë dixhitale që mundësoi transferime të drejtpërdrejta të vlerës pa ndërmjetës, Bitcoin ka qenë pionier i një qasjeje të re ndaj parasë. Sot, ajo funksionon si një medium shkëmbimi dhe një ruajtës vlere, duke ndikuar në financat globale dhe duke frymëzuar shumë monedha të tjera dixhitale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat