Musk premton 2 aksione të SpaceX për çdo fëmijë në SHBA

Teknologji

Musk premton 2 aksione të SpaceX për çdo fëmijë në SHBA

Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 13:18
Drejtori ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk

Drejtori ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, u zotua të mërkurën se do t'i japë çdo fëmije në SHBA dy aksione në kompaninë e tij hapësinore, një nga SpaceX dhe një tjetër nga zotërimet e tij personale.

“Çdo fëmijë në Amerikë do të marrë dy aksione të SpaceX, një nga kompania dhe një nga unë personalisht”, shkroi Musk në kompaninë amerikane të mediave sociale X.

“Aksioni nga SpaceX do të transferohet muajin tjetër. Aksioni direkt nga unë do të transferohet kur të skadojë afati im i ruajtjes në qershor të vitit të ardhshëm”, shtoi ai, shkruan Musk.

Njoftimi dyfishon premtimin fillestar të Musk në tetor për t'i dhënë një aksion të SpaceX çdo fëmije në SHBA.

Vlera totale e dhuratës vlerësohet në rreth 18.4 miliardë dollarë, bazuar në çmimin e mbylljes së aksioneve të së mërkurës dhe vlerësimet e Byrosë së Regjistrimit të Popullsisë të SHBA-së për rreth 72 milionë fëmijë në vend, sipas Axios.

Musk nuk dha detaje të mëtejshme mbi të drejtën për t’u përfshirë ose se si do të shpërndaheshin aksionet e tij personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat