Steve Wozniak lanson institutin digjital “Woz U”

Teknologji

Steve Wozniak lanson institutin digjital “Woz U”

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 07:10
Steve “Woz” Wozniak

Steve “Woz” Wozniak, bashkëthemelues i Apple Computer dhe ideator i kompjuterit Apple II, ka lajmëruar lansimin e biznesit të tij me të ri “Woz U”.

Kjo ndërmarrje është një institut digjital i cili ka për qëllim që të ndihmoj persona të ndryshëm që të përvetësojnë aftësi në shkencat kompjuterike, në mënyrë që të përmbushen boshllëqet në rolet teknologjike që kanë pagë të lartë.

Wozniak ka thënë që “Woz U” është krijuar që të bëj teknologjinë më pak të frikshme.

“Njerëzit shpesh frikësohet të zgjedhin një karrierë që ka për bazë teknologjinë, ngaqë mendojnë se nuk do t’ia dalin. Unë e di që ata munden dhe dua t’ju tregoj se si ta bëjnë këtë” ka thënë Wozniak.

Shumë ekonomistë parashikojnë që robotët dhe inteligjenca artificiale do të zëvendësojnë një pjesë të madhe të fuqisë punëtore, veçanërisht ata që kryejnë punë për të cilat ka nevojë aftësi minimale, shkruan Tech Insider.

Pa trajnimet e duhura, sipas këtyre parashikimeve, miliona punëtorë mund të ngelen pa punë.

“Woz U” është lansuar në një përpjekje që t’u ofroj njerëzve aftësitë e nevojshme, si një formë sigurie për të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat