Nisma e veçantë e banorit në Valbonë, ndërton ura me pemët e rrëzuara nga orteqet, shërbejnë për turistët

Turizëm

Nisma e veçantë e banorit në Valbonë, ndërton ura me pemët e rrëzuara nga orteqet, shërbejnë për turistët

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 18:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ujëvara e Valbonës është një nga vendet më frekuentuara nga Turistët e Huaj apo edhe vendas. Por shpesh herë për të shkuar deri në këtë destinacion nga Rrogami i Valbonës për tek ujëvara, turistët hasin në disa vështirësi për shkak të terrenit të thyer dhe nga rrjedhja e përronjëve të cilët herë pas here janë të rrëmbyeshëm.

Kështu shtegu dëmtohet dhe thuajse rruga është e pakalueshme.

Por një banorë i Valbonës i quajtur Nor Hysaj ka marrë nismën e tij vullnetare pa mbështetjen e askujt për të ndërtuar ura provizore për kalimtarët që ecin në këtë shteg

Ai ka përdorur pemët e rrëzuara nga orteqet për të ndërtuar këto shkallë në formë ure që do të shërbejnë për turistët që pritet të mbushin Valbonën përgjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat