Shqipëria do të përfaqësohet në panairin më të madh botëror të turizmit, në Berlin

Turizëm

Shqipëria do të përfaqësohet në panairin më të madh botëror të turizmit, në Berlin

Më: 5 mars 2023 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Shqipëria turistike përherë e më shumë po promovohet në panairet ndërkombëtare si një vend me potenciale turistike dhe kulturore.

Së fundmi Shqipëria është pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama teksa ndau imazhe në rrjete sociale nga ku panair.

“Më 7-9 mars Shqipëria do të përfaqësohet denjësisht në panairin më të madh botëror të turizmit, ITB Berlin, për të promovuar ofertën e Shqipërisë turistike si destinacion gjithëvjetor me moton “Albania-all you need is here””, shkroi Rama në Facebook.

Eventi turistik, ndër më të rëndësishmit dhe më të mëdhenjtë në botë, i jep mundësinë e njohjes dhe kontaktimit të drejtpërdrejtë, qindra operatorëve turistikë, sipërmarrësve në këtë fushë dhe mijëra vizitorëve nga mbi njëqind vende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat