Panairi i Turizmit ‘Kosova 2023’, mbledh 200 kompani nga nëntë shtete

Turizëm

Panairi i Turizmit ‘Kosova 2023’, mbledh 200 kompani nga nëntë shtete

Më: 16 mars 2023 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Sot në ora 11:00 në Sallën “1 Tetori”, Prishtinë, do të mbahet ceremonia e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit ‘Kosova 2023’.

“Ky panair është i vetmi i këtij lloji në Kosovë i cili i dedikohet tërësisht turizmit. Në kuadër të këtij panairi fokusi ynë kryesorë është promovimi i turizmit të Kosovës. Tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen mbi 200 kompani nga shtete te ndryshme duke përfshirë akterët kryesor të turizmit të Kosovës dhe kompani nga 9 shtete rajonale dhe evropiane si: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Turqia, Bullgaria, Greqia, Sllovenia, Kroacia, Italia”, njofton Unioni i Turizmit të Kosovës.

Ky panair  organizohet nga Unioni i Turizmit të Kosovës dhe është nën patronat të Komunës së Prishtinës si dhe i mbështetur nga partnerët e UTK siç është SëissContact, bashkëpunëtorët: Unioni i Turizmit të Shqipërisë, Agjencia Kombëtare e Turizmit Maqedonisë së Veriut, Agjencia Kombëtare e Turizmit e Malit të Zi, raporton RTKlive.

 “Në këtë Panair theks të veçantë ka Promovimin e Turizmit të Kosovës si dhe të krijoj lidhje më të forta bashkëpunimi me subjekte të ndryshme të turizmit në rajon dhe pjesën tjetër të botës”, njofton Unioni i Turizmit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat