Kalaja e Rozafës, destinacioni i mbi 4 mijë vizitorëve vendas e të huaj

Turizëm

Kalaja e Rozafës, destinacioni i mbi 4 mijë vizitorëve vendas e të huaj

Më: 5 prill 2023 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Kalaja e Rozafës në Shkodër gjatë muajit mars është vizituar nga një numër i lartë vizitorësh.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bëri të ditur se, “gjatë periudhës 1-31 mars shifra e vizitorëve arriti në 4689 ose 959 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të 2022”.

Sipas DRTK, gjatë marsit të 2022 kalaja e Rozafës u vizitua nga 3730 vizitorë vendas e të huaj.

Rikualifikimi i kalasë së Rozafës përmes ndriçimit, një investim i Ministrisë së Kulturës, e ka kthyer atë në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje, shkruan ATSh.

Kalaja e Rozafës është monument historik. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatllinjve (shek. XVIII-XIX). E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të besës legjendare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat