Plazh në nëntor, turistët dhe vendasit shijojnë detin në Durrës

Turizëm

Plazh në nëntor, turistët dhe vendasit shijojnë detin në Durrës

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Muaji nëntor i ka gjetur plazhet e Durrësit përsëri me pushues, ato po frekuentohen gjerësisht nga vendas por edhe nga  vizitorë të huaj.

Qytetarët thonë se veç shëtitje përgjatë bregdetit, shijojnë notin dhe diellin.

Turistët e huaj këtë fal temperaturave të ngrohta këtë sezon e shohin si ideal për të pushuar.

“Vij nga Gjermania. Është hera e dytë që vij këtu. Moti dhe gjithçka tjetër është shumë e bukur”, vlerësojnë turistët.

“Këtu është bukur, dhe njerëzit janë shumë miqësorë. Do të rrimë 10 ditë”, shprehet turisti.

Vjeshta i fal Durrësit një atmosferë të qetë, ku çmimet e volitshme, plazhi dhe mikpritja krijojnë një kombinim të përsosur për ata që preferojnë pushime në këtë stinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat