Arsye për të ngrënë më shumë vezë - Bota Sot
Arsye për të ngrënë më shumë vezë

Ushqime

Arsye për të ngrënë më shumë vezë

Më: 17 mars 2019 Në ora: 06:55
Ilustrim

Edhe ushqimi shpesh është një modë. Nëse më parë vezët ishin të demonizuara, tani shihen si shpëtim. Kjo sepse kolesteroli i tyre është i mirë dhe kanë gjithashtu shumë veti të tjera.

Falë një kërkimi shkencor australian të publikuar në ‘American Journal of Clinical Nutrition’, është arritur në përfundimin se konsumimi i këtij ushqimi nuk shkakton rritje të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare.

‘E rëndësishme është që të kuptojmë se si t’i integrojmë vezët në regjimin tonë ushqimor, thekson dietologia Amy Gorin në sajtin ‘Prevention’, pasi nëse konsumoni edhe ushqime të tjera me përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura, atëherë nuk duhet ekzagjeruar, sidomos nëse vuani nga sëmundjet e zemrës ose hipertensioni.

Nga ana tjetër, vezët mund të bëjnë fare mirë pjesë tek një regjim ushqimor i shëndetshëm dhe i balancuar.’ Nëse ende nuk jeni të bindur, më poshtë keni 5 arsye të vlefshme për t’i integruar vezët në menunë tuaj të përditshme.

1.Përmirësojnë shëndetin e trurit

Kolina është një nutrient thelbësor që luan një rol themelor për zhvillimin dhe funksionimin e trurit dhe organizmi nuk është në gjendje ta prodhojë vetë (një grua ka nevojë për të paktën 425 mg kolinë në ditë, ndërsa një burrë për 550), ajo duhet të merret nga ushqimet dhe në këtë rast veza është një aleat i shkëlqyer sepse një vezë e madhe e zier përmban 147 mg (pjesa më e madhe e saj qëndron tek e verdha).

2. Mbrojnë shikimin

Luteina dhe zeaxantina janë dy antioksidantë që gjenden tek retina, roli i të cilave është të filtrojnë dritën shumë të fortë duke mbrojtur kështu shëndetin e syve, madje edhe të sëmundjeve të lidhura me degjeneracionin makular. Edhe në këtë rast, organizmin nuk është në gjendje t’i prodhojë vetë këto antioksidantë, kështu që duhen asimiluar përmes ushqimit. Dhe vezët luajnë një rol të rëndësishëm në marrjen e tyre.

3. Janë një koncentrat substancash ushqyese

Përveç kolinës, luteinës dhe zeaxantina, vezët (sidomos të verdhat) janë të pasura edhe me proteina, aminoacide esenciale, yndyra të shijshme, vitaminë D, A dhe të grupit B, kalium dhe karotenoide. Nëse i shtoni vezët e ziera në sallatë (me domate, karota e spinaq), absorbohen 3 herë më shumë karotenoide (betakaroten dhe likopen) nga perimet.

4. Ndihmojnë në dobësim

Vezët janë një alternativë e shkëlqyer për të zëvendësuar drithërat dhe prodhimet e brumit për mëngjes, duke mos llogaritur faktin që një vezë mesatare përmban 78 kalori. Proteinat që ndodhen tek vezët ndihmojnë për t’u ndier të ngopur për një kohë të gjatë dhe kështu shpëtojmë nga rreziku për t’u tunduar ndaj vakteve të pashëndetshme kalorike.

5. Favorizojnë rritjen e masës muskulore

Proteinat janë themelore për rikuperimin e forcave pas aktivitetit fizik dhe ky është motivi pse vezët konsiderohen si një vakt i vlefshëm post stërvitjeje. Sipas një  studimi të publikuar në ‘American Journal of Clinical Nutrition’, është evidentuar se një person që konsumon tre vezë të plota (rreth 18 gr proteina) menjëherë pas një aktiviteti fizik intensiv arrin një masë muskulore më të madhe se një person që konsumon të njëjtën sasi proteinash, por vetëm nga të bardhat e vezëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...