Ngrënia e këtij ushqimi 2 herë në javë zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës në 20% - Bota Sot
Ngrënia e këtij ushqimi 2 herë në javë zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës në 20%

Ushqime

Ngrënia e këtij ushqimi 2 herë në javë zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës në 20%

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 17:42
Ilustrim

Ngrënia e kosit dy herë në javë mund të mbrojë burrat nga zhvillimi i simptomave që çojnë tek kanceri i zorrës, sipas një studimi të ri.

Hulumtuesit thanë se burrat që hanin kos reduktonin rrezikun e zhvillimit të adenomas, një tumor beninj i zorrëve.

Ekipi, nga Shkolla e Mjekësisë në Uashington, thotë se gjetjet mbështesin kërkimet e mëparshme që sugjerojnë se konsumimi i kosit mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrëve duke ndryshuar llojin dhe vëllimin e baktereve në zorrë.

Për studimin e publikuar në gazetën Gut, ekipi shqyrtoi dietat dhe zhvillimin e adenomave në mesin e më shumë se 32,600 meshkujve nga studimi pasues i ‘Health Professionals’ dhe më shumë se 55,700 gra nga ‘Nurses Health Study’.

Përkundër kësaj, studimi nuk arriti të gjejë ndonjë lidhje të mundshme ndërmjet ngrënies së kosit dhe reduktimit të rrezikut të kancerit të zorrëve tek gratë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...