Perime të pjekura me salcë të shijshme hudhrash dhe mustardë

Ushqime

Perime të pjekura me salcë të shijshme hudhrash dhe mustardë

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 16:51
Ilustrim

Një pjatë tipike e Lindjes e cila i bën pjatat akoma më të shijshme me recetën e salcës ju tregon sot!

Ingreidentët

1 lakër të bardhë

5-6 karota (të qëruara dhe të prera përsëgjati)

3 patate

Për salcën: 1 filxhan kafe vaj ulliri

50 gram gjalpë të shkrirë

2 lugë gjelle mustardë

Kripë, piper

½ tufë koper

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Në një enë bashkoni vajin e ullirit, hudhrën, gjalpin, koprën e grirë imët. I përzieni dhe e lini mënjanë.

3

Ndani lakrën në disa copa të vogla, por pa e prerë imët.

4

Ndërkohë lani perimet, i qëroni. Karotat i prisni në shirita të gjatë, ndërsa patatet në copa të vogla.

5

Merrni një tavë, vendosni një letër kuzhine dhe sipër shtroni perimet. I marinoni me kripë e piper.

6

I fusni në furrë për 30 minuta.

7

Pasi të jenë gati, i nxirrni dhe i shërbeni të ngrohta. Salcën që përgatitët ia shtoni në momentin që i servirni. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat