Ushqimet “sekrete” që i hante njeriu që jetoi plot 114 vjet

Ushqime

Ushqimet “sekrete” që i hante njeriu që jetoi plot 114 vjet

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 18:19
Bernando LaPallo

Nuk është sekret që njerëzit duan të jetojnë sa më gjatë që të jetë e mundur.

Por, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, jetëgjatësia mesatare ditëve të sotme është diku rreth 72 vjet. Jo edhe aq shumë, apo jo?

Megjithatë, nëse ju e dini se çfarë ndikon në shëndetin dhe procesin e plakjes, si pozitivisht ashtu edhe negativisht, kjo do t’iu ndihmojë që t’i ndryshoni zakonet tuaja të përditshme.

Ne nuk e kemi dimë formulën se si të jetoni sa më gjatë, por po ndajmë me ju sekretet e një njeriu që ka jetuar 114 vjet.

Përbërësit sekretë për një jetë të gjatë

Bernando LaPallo lindi në vitin 1901 dhe vdiq në vitin 2015. Ai ka thënë se beson se arsyeja kryesore pse ka jetuar kaq gjatë është ushqimi i shëndetshëm.

“Njerëzit më pyesin se çfarë bëj që dukem kaq i ri. Unë them ‘ju e dini atë shprehjen e vjetër që thotë se ti je ajo çfarë ha’”, kishte thënë LaPallo.

Menuja e tij e përditshme ushqimore përmbante shumë perime dhe fruta organike. Por, ishin pesë ushqime të veçanta që ai besonte se ishin përbërësit kryesorë për jetëgjatësinë e tij – të cilat i gjeni më poshtë.

Mbretëresha e erëzave – kanella

Kanella nuk është vetëm një erëzë e shijshme. Gjithashtu është e njohur edhe për përfitimet shëndetësore që i ka.

Kjo erëzë ndihmon në trajtimin e kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe infeksioneve bakteriale si dhe kërpudhave.

Kanella gjithashtu mund të ndihmojë në luftimin e virusit HIV.

Një dhuratë nga perëndia – çokollata

Konsumimi i çokollatës mund të ndihmojë në shëndetin tonë, gjithashtu.

Ky ushqim ka shumë përfitime pozitive duke u nisur nga ulja e nivelit të kolesterolit dhe deri tek tejkalimi i stresit.

Pra, nëse e injoroni këtë ‘kryevepër’ të shijshme për hir të formave trupore, kjo është një arsye e mirë për ta fshirë atë nga lista juaj e “ushqimeve të ndaluara”.

Një antibiotik natyral – hudhra

Hudhra njihet për vetitë e saj për të parandaluar sëmundjet e Alzheimerit dhe dementias, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, largon helmet nga trupi dhe parandalon shumë sëmundje të tjera.

Një kurë për të gjitha sëmundjet – mjalti

Sipas ekspertëve, vaji ekstra i virgjër i ullirit është shumë i mirë për shëndetin. Është i pasur me yndyrëra të shëndetshme që e mbajnë trurin dhe zemrën tonë të shëndetshme.

Për më tepër, ka sasi të mëdha të antioksidantëve si dhe ul rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe kancerit.

Ne besojmë se këto fakte janë të mjaftueshme për të zëvendësuar çfarëdo lloj vaji tjetër që e përdorni me vaj ulliri.

Disa këshilla të tjera nga Bernando LaPalloBernando LaPallo e kishte konfirmuar se ai nuk ka qenë i sëmurë asnjëherë në jetën e tij.

Përpos që i ka konsumuar ushqimet që i kemi përmendur më lart, ai e ka ndjekur edhe një këshillë të babait të tij.

“Ai më ka thënë të mos konsumoj mish të kuq. Babai më ka thënë që të qëndroj sa më larg tij. Hotdogët, patatet e skuqura dhe ushqimet e tjera të ngjashme – mos i konsumoni”.

Disa shprehi të tjera të shëndetshme që i ka ndjekur janë: ecja e mëngjesit, zgjidhja e fjalëkryqeve dhe puzzleve.

Ato e kanë ndihmuar Bernardon ta ketë mendjen e shëndoshë dhe të jetë vazhdimisht aktiv.

“Unë mund të kujtoj gjëra që babai im më ka thënë kur isha tetëvjeçar”, kishte thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat