Supë me hudhra

Ushqime

Supë me hudhra

Më: 14 mars 2022 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Shumë e thjeshtë dhe e shpejtë për t'u përgatitur. Jam e sigurt që mjafton ta provoni 1 herë, e më pas do të bëhet pjesë e menysë tuaj.

Përbërësit: 1 presh, 1 qepë, 1 patate, 2 hudhra, 1litër lëng mishi/pule ose perimesh, 2 lugë gjelle miell, 1 1/2 gota qumësht, kripë, piper, arrë myshku, pak vaj ulliri për kaurdisje dhe 1 lugë gjelle gjalpë (opsionale).

Përgatitja: Presim të gjithë përbërësit në kubikë. I kaurdisim me pak vaj ulliri. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe pak arrë myshku. Shtojmë lëngun e mishit dhe i lëmë në zjarr mesatar të ziejnë dhe të reduktojnë një pjesë të ujit. Pasi kanë zjerë i kalojmë në blender e më pas i kthejmë prapë në tenxhere.

Në një tenxhere tjetër shtojmë gjalpin 2 lugë miell dhe qumështin. I trazojmë mirë që mielli mos të bëhet kokrra kokrra. Sapo të fillojë të trashet, masën do ta shtojmë në tenxheren e supës. I japim edhe një valë supës, e cila tashmë është bërë më kremoze. Shtojmë pak majdanoz të prerë hollë dhe e servirim të ngrohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat