Ushqimet që rrisin ndjeshëm rrezikun e kancerit dhe ne i hamë pothuajse çdo ditë

Ushqime

Ushqimet që rrisin ndjeshëm rrezikun e kancerit dhe ne i hamë pothuajse çdo ditë

Më: 8 maj 2022 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të mbash gjurmët e rreziqeve që fshihen në ushqimet e paketuara.

Ka ushqime që përmbajnë konservues që rrisin ndjeshëm rrezikun e kancerit.

Nutricionisti Blair Persin foli për këtë problem dhe theksoi se çfarë duhet të hahet më pak apo edhe të eliminohet plotësisht nga dieta.

“Nitritet krijojnë komponime N-nitrozo në trup, të cilat janë kancerogjene të mundshme. Gjithashtu, nitratet në zorrë mund të shndërrohen në nitrite, gjë që është gjithashtu një shkak për shqetësim, sepse ato shkaktojnë dëmtim të ADN-së, duke çuar në kancer”, tha ai.

Studime të kryera nga Oxford University krahasuan rreziqet e zhvillimit të kancerit tek njerëzit që konsumonin dhe që nuk konsumonin nitrate.

Rezultatet treguan se konsumi i rregullt i produkteve që përmbajnë nitrate rrit rrezikun e kancerit të gjirit me afërsisht 25 për qind. Përveç kësaj, konsumimi i sasive të mëdha të ushqimeve që përmbajnë nitrite rrit rrezikun e kancerit të prostatës me gati 60 për qind.

“Edhe pse nevojiten më shumë kërkime, theksoj se nitratet dhe nitritet janë vërtetuar se janë kancerogjene për kafshët”, shtoi Blair Persin.

Ai këshillon që njerëzit të reduktojnë konsumimin e mishit të përpunuar sepse rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit. Mishi i përpunuar përfshin hot dog, sallam, salcice dhe të tjera të ngjashme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat