Fasule me speca, shije e parezistueshme - Bota Sot
Fasule me speca, shije e parezistueshme

Ushqime

Fasule me speca, shije e parezistueshme

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 23:55
Ilustrim

Se fasulen e përdorim shumë si popull, është më se e dijshme, shijen e tillë e kemi për qejfi pavarsisht fomave të gatimit, mirëpo po të provojmë ndonjëherë diçka të re edhe në të, do të ishte më e ngrohtë darka me familjen.

Perbersit:

1 kg speca të pjekur
500 gr fasule të bardha
2 qepë
3 thelpinj hudhre
2 lugë gjelle pure domatesh
vaj ulliri
kripë dhe piper i zi.

Pergatitja:

Fasulet ziejini në ujë si zakonisht derisa të zbuten.

Pastaj qepët e grira imët fërgojini në vaj ulliri.

Specat qërojini, largojuni farat dhe pritini në katrorë.

Në enën ku fërgohet qepa shtoni bashkë fasulen e zier dhe specat e grirë. Këtyre shtojuni edhe purenë e domates.

Shtojuni edhe pak ujë dhe lërini të ziejnë edhe gjysmë ore derisa të kombinohen shijet.

Ju befte mire!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test