I dënuar me burg në Itali, e “pëson” në Vlorë

Vlora

I dënuar me burg në Itali, e “pëson” në Vlorë

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 11:22
Ilustrim

Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik lëndësh narkotike është arrestuar nga policia e Vlorës.

Mësohet se personi me iniciale M. Y., u arrestua në lagjen ‘Pavarësia’.

Gjykata e Breshias lëshoi urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij në vitin 2018.

Dhe në shkurt të vitit 2019, e dënoi 42-vjeçarin me 4 vite burgim.

“Gjykata e Breshias/Itali në vitin 2018, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar ndaj shtetasit M.Y., për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” sipas Kodit Penal Italian. Kjo Gjykatë, në Shkurt të vitit 2019 e ka dënuar shtetasin M.Y me 4 vite burgim,”-raporton policia.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat